Secondary Adv

Pilur, “Ballkoni i Jugut” me pamje te re

“Eja në Pilur të shijosh Himarën dhe Jonin”, shkruan kryetari i Bashkisë Himarë në një postim në Facebook, ndërsa prezanton punimet në këtë zonë për transformimin e saj. 

 

Investimet e Qeverisë Shqiptare po e shndërrojnë Pilurin, ose siç njihet ndryshe “Ballkoni i bregut”, vetëm 10 kilometra nga Himara e bukur, në nje destinacion turistik nga më atraktivët në Rivierën tonë. “Bashkë me rehabilitimin e sheshit qendror të Pilurit dhe së shpejti edhe të shtëpive karakteristike ku shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi-pritëse falë bashkëpunimit me qeverinë gjermane nëpërmjet GIZ-it, kjo rrugë do të hapë potenciale të reja zhvillimi ekonomik për banorët e këtij fshati të rralle për nga bukuria”, shkruan Goro. Tani e them me plot gojën, vijon ai dhe me gëzimin më të madh: Eja në Pilur të shijosh Himarën dhe Jonin./ata 


Më të lexuarat